Qarkullonin me dy makina të vjedhura, procedohen dy persona
Dy persona në Fier janë proceduar nga policia dhe po hetohen në gjendje të lirë pasi u kapën duke drejtuar dy automjete pa dokumente që rezultojnë të vjedhura jashtë shtetit.
Sipas policisë, 62-vjeçari me iniciale V.Ll iu gjet një makinë Volkswagen që dyshohet e vjedhur dhe e trafikuar në Shqipëri.
Po kështu, edhe 34-vjeçari me iniciale E.K u kap pa patentë duke drejtuar një makinë Fiat, që rezulton të jetë e vjedhur jashtë shtetit dhe e trafikuar në vendin tonë.

