Qarkullonte në qytetin e Vlorës me pistoletë, arrestohet 23-vjeçari

Kapet në flagrancë një person, i cili qarkullonte me armë zjarri nëpër qytet. Në pranga ka rënë shtetasi Dritan Backa, 26 vjeç nga një postbllok i policisë, i vendosur në  në lagjen “Kushtrimi” , Vlorë. I riu ishte duke qarkulluar me automjetin tip “Volksëagen Touareg” me targë AA 334 KP.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Dritan Backa, sapo ka parë pikën e kontrollit të shërbimeve të policisë ka tentuar t’u largohej, por shërbimet i janë vënë në ndjekje në mënyrë të menjëhershme duke bërë të mundur bllokimin dhe kapjen e tij pranë vendit të quajtur “Ish-Fusha e Aviacionit”, lagjja “Kushtrimi” Vlorë.

Gjatë kontrollit që i është ushtruar këtij shtetasi në çantën e krahut është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 1 armë zjarri pistoletë zastava; 2 krehra;  22 fishekë (7 – të kalibrit 7.62 mm dhe 15 – të kalibrit 9 mm). Gjithashtu policia ka bllokuar edhe mjetin tip Touareg. Materialet do ti referohen Prokurorisë për veprën penale “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe municionit”.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?