Qëlluan me armë për Vitin e Ri, familjarët e tre kushërinjve Lika: Po i bëni djemtë padrejtësisht kriminelë

Tre kushërinjtë Alban, Ernis dhe Arbër Lika kanë dalë në seancë gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj tyre. Ata u ndaluan nga policia në 2 janar, pasi dyshohet se pak minuta pas ndërrimit të viteve kanë qëlluar me armë zjarri në qytetin e Laçit. Po në atë kohë, në Kurbin mbeti i vrarë 16-vjeçari Klejdi Gjeta.

Adoleshenti kishte hipur në tarracën e shtëpisë për të parë fishekzjarrët, por disa minuta më pas është gjetur nga familjarët e tij, i vrarë me plumb në kokë.

Në seancën e zhvilluar ditën e sotme në Gjykatën e Shkallës së Parë në Kurbin kanë qenë të pranishëm familjarët e tre kushërinjve Lika.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ata kanë reaguar për situatën e krijuar, duke akuzuar mediat dhe policinë se po tentojnë të manipulojnë publikun, pasi dy ngjarjet nuk kanë lidhje me njëra-tjetrën.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Po i bëni djemtë padrejtësisht kriminelë, mediat dhe policia po manipulojnë”, thanë ata.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?