Qindra pelegrinë në Kishën e Laçit

Dukej sikur e gjithë Shqipëria kishte zbarkuar në Laç. Karvani i trafikut të automjeteve i ka kaluar disa kilometra e pelegrinët janë përballur me sfidën për t’i realizuar sipas “njetit” ritet fetare ndërsa të mbërrijë në brendësi të Kishës ishte mision i pamundur.

Qëndrimi i pelegrinëve të Natës, pra atyre që kanë fjetur tek Kisha në sheshin kryesor, në shkallë, në rrugët hyrëse ka bërë që hyrje daljet të jenë shumë të vështira për t’u kaluar duke krijuar edhe rrezikun e shtyrjeve apo rrëzimit të pelegrinëve.

Një punë shumë e vështirë për pothuajse 20 orë në këmbë dhe përball kërkesave të drejtuesve për t’u ngjitur tek kisha, do të ishte ajo e uniformave blu të cilët ishin në gatishmëri të plotë për menaxhimin e situatës. Sot festimet vazhdojnë për ditën e Shën Andonit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?