Qytetarët anti-hashash, ja si ndihmojnë policinë për 300 mijë lekë

Në një kohë kur në vend janë kapur tonelata me lëndë narkotike, një ndihmë e konsiderueshme për policinë, janë edhe qytetarët.

Që prej vendosjes së shpërblimit prej 300 mijë lekësh nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në fillim të marsit, në numrin e telefonit të vënë në dispozicion kanë mbërritur mbi 20 denoncime nga zona të ndryshme të vendit.

Nga verifikimet ka rezultuar se në 2 raste informacioni ka qenë i saktë dhe efiçent, duke bërë që denoncuesit të përfitojnë shumën prej 300 mijë lekësh.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rasti i parë bën fjalë për zbulimin e magazinës me sasinë rekord prej 12 tonë kanabis, në fshatin e thellë Pagri të Përmetit, ndërsa rasti i dytë  është regjistruar në Gjirokastër, ku u sekustruan 90 kg kanabis

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?