Qytetari përleshet me fatorinon e urbanit të Kombinatit, thyen xhamat

Një qytetar, nga Rrësheni, është konfliktuar me punonjësit e linjës urbane në autobuzin e linjes së Kombinatit dhe po ashtu ka thyer edhe xhamin e autobusit.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, mesohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:45, në autobuzin e linjes së Kombinatit, tek rruga e “Kavajës”, pranë Kishës Katolike.

Mësohet se një shtetas, ende i paidentifikuar, udhëtar në këtë autobuz është konfliktuar me punonjësit e linjës urbane dhe ka dëmtuar (thyer), xhamin e autobuzit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë janë afruar Shërbimet e Policisë pas lajmërimeve të bëra në Nr e emergjencave 112, nga pasagjerët e tjerë të kësaj linje.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në Komisariat është shoqëruar shtetasi M. P., 35 vjeç, banues në Rrëshen, për sqarimin e këtij incidenti.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?