Qytetet shqiptare ku femrat janë “shefe”

Qarku i Tiranës dhe Lezhës rezultuan me përqendrimin më të madh të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Sipas të dhënave të INSTAT, femrat zotërojnë 26,8% të ndërmarrjeve aktive gjithsej, krahasuar me 31,3% gjatë vitit 2015.

Në Qarkun e Tiranës, femrat drejtojnë më shumë se 32% të bizneseve, ndërsa në Qarkun e Lezhës 30% e bizneseve drejtoheshin nga femrat më 2016. Aktiviteti tregtar shënon pjesëmarrjen më të lartë të femrave në vendimmarrje, me 43,5%.

Ndërmarrjet e drejtuara nga femrat janë kryesisht ndërmarrje me 1-4 të punësuar, të cilat zënë 92,7% të numrit të përgjithshëm të ndërmarrjeve të drejtuara nga femrat. Megjithatë, femrat drejtojnë 19,2% të ndërmarrjeve me 50 e më shumë të punësuar nga 20,4% që drejtonin këtë grup gjatë vitit 2015.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas raportit të Hendekut Global Gjinor nga Forumi Ekonomik Botëror, Shqipëria ka përmirësuar renditjen e saj me 8 vende krahasuar me një vit më parë, duke u listuar 62-a nga 144 vende, të cilat janë marrë në konsideratë. Por, renditja vijon të jetë më keq se në 2006-n, kur Shqipëria renditej në venin e 61.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ky indeks mbështet në katër shtylla bazë, në pjesëmarrjen në ekonomi, nivelin arsimor, shëndetin dhe pushtetin në politikë, ku në këtë të fundit ka renditjen më të mirë, e 53-a në botë.

Krahasuar me vitet ’90, ku pjesëmarrja e grave në forcën punëtore ishte rreth 53%. Sot ky tregues përllogaritet rreth 55.1%, sipas të dhënave të INSTAT. Po sipas raportit të Forumit Ekonomik Botëror, bizneset me pronare femra në rang global përbëjnë rreth 12.5% të totalit. Ndërsa firmat që drejtueset (menaxheret e larta) i kanë femra janë vetëm 11.7% e totalit. Në Europë, 1 nga 3 gra ka pozicion drejtues./Monitor/

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?