Rama: Bota u përmbys! Kryetari i bashkisë më të famshme të botës u bë me ligj e me zakon…

Ish-kryetari i bashkisë së Nju-Jorkut, Eric Adams mori dje kartën e identitetit dhe pasaportën shqiptare, gjatë mbrëmjes gala të organizuar në kuadër të Samitit të IV të Diasporës.

Lidhur me këtë ngjarje, ka reaguar kryeministri Edi Rama, i cili shprehet se askush nuk e imagjinonte që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë.

“Bota përmbys.
Të ngrejë dorën kush e kishte imagjinuar ndonjëherë që kryetari i Bashkisë së Nju Jorkut do të kërkonte pasaportën shqiptare për t’u bërë edhe qytetar i Shqipërisë(?) Askush.
Si? Pse? Sepse Eric Adams është një mik i madh i komunitetit shqiptar të Nju Jorkut dhe kishte premtuar ta vizitonte Shqipërinë përpara mbylljes së mandatit. Kur erdhi në Shqipëri, i pëlqeu aq shumë Tirana sa tha: A mund të bëhem qytetar i këtij Nju Jorku të vogël që kurrë s’e imagjinoja kaq tërheqës?
Dhe kështu kryetari i bashkisë më të famshme të botës, u bë me ligj e me zakon një ambasador i Shqipërisë së rilindur”, ka shkruar Rama në një reagim në rrjetet sociale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kë do të votonit si kandidat për kryebashkiak në Tiranë?