Rama-Basha – FOTOLAJM/ Duke pritur tymin e bardhë. Çfare ndodhi jashtë kryesisë
Pas 3 orë e 20 minuta kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-se Lulzim Basha mbyllen takimin kokë më kokë në kryesinë e Kuvendit.
Takimi nisi rreth orës 22:00 (te 17 majit 2017) pas përfundimit të tryezës së krerëve të partive parlamentare në Kryesinë e Kuvendit, në përpjekjen për ti dhënë fund krizë politike, dhe u mbyll rreth ores 01:20 e 18 majit 2018 me arritjen e një marrëveshjeje.
Dhjetra gazetarë dhe kamerane, stafi teknik ishin në pritje të daljes së dy liderëve kryesorë politikë të cilët mosdakordësinë duket se e kishin tek data e zgjedhjeve.
Mes tyre ne gatishmeri per te informuar publikun ishin dhe gazetarët e Ora News, Everest Dedaj dhe Sonil Frashëri.
Palët kanë pranuar paketën McAllister + ndërsa e detajuar do të përcillet nesër.
Para takimit Rama-Basha pati nje takim gjithëpërfshirës që zgjati 2 orë dhe qe u zhvillua në të njëjtën sallë ku u zhvillua dhe takimi mes kryeministrit Edi Rama dhe kryeopozitarit Lulzim Basha.
LSI e PDIU mbeshtesin paketen Mc Allister dhe zhvillimin e zgjedhjeve me 16 korrik.





