Rama, batuta me peshkatarët: Më vjen keq për ju durrsakët dhe pse jam deputeti juaj

Kryeministri Edi Rama, gjatë prezantimit të buxhetit 2022 për sektorin e peshkimit, nuk i kurseu batutat me peshkatarët në portin e Durrësit.

Kryeministri bëri me dije investimin që do të kryhet në portin e Vlorës gjatë vitit të ardhshëm. Ai theksoi se porti i ri që pritet të ndërtohet do të jetë më i mirë se ai i Durrësit dhe ndaj i sugjeroi peshkatarët të zgjerohen dhe në Vlorë tashmë.

“Më vjen shumë keq për ju durrsakët se jam dhe deputeti juaj, por ai porti i peshkimit në Vlorë do jetë më i mirë se ky. Molo kështu që zgjero flotën e peshkimit ço dhe ca në Vlorë, kap dhe Vlorën tani, por kujdes aty se je shumë demokrat për të qenë i mirëseardhur, kështu duhet të jesh çik më i qetë”. tha Rama.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Kush mendoni se duhet të jetë në emër të PD dhe opozitës kandidat për kryebashkiak në Tiranë?