Rama “bekon” të riun, fotoja e ditës e kryeministrit dhe biseda për flokët me xhel

Kryeministri Edi Rama ka zgjedhur foton me një të ri të bërë gjatë vizitës në Novoselë ditën e sotme për rubrikën e “Fotos së ditës”.

Në mesditë kryeministri ishte në Novoselë për të parë nga afër zonën e përmbytur, ku u takua me një të ri të komunitetit rom, për të cilin nuk mungoi as një përqafim.

Rama fb

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndërsa fotoja e zgjedhur si fotoja e ditës, të jep një imazh, si ai i priftit që bekon besimtarët në kishë, por në fakt Rama po i tregonte flokët me xhel. Ja biseda mes tyre.

Swiss Digital Mobile Reklama

Rama: I madh je. Përmbytje-përmbytje po xhelin flokëve, xhelin flokëve ja ke vënë që me mëngjes. Ku e ke shtëpinë ti?

I riu: Andej.
Rama: Ke përmbytje në shtëpi?
I riu: Nuk erdhi uji tek ne.

Rama: S’erdhi këtë radhë tek ju. Kemi marrë masa prandaj. Ça po bën këtëj?
I riu: Hiç, dola njëherë.
Rama: Dole njëherë për peshk këtej.

Rama novosele

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?