Rama e Basha “sfidojnë” edhe me parkimin e makinave në Presidencë
Një parkim paralel i makinave të Ramës dhe Bashës në Presidencë. Duket se dy liderët “sfidojnë” njëri-tjetrin edhe vendosjen e automjeteve në oborr ndërsa e gjithë kureshtja e medias dhe publikut është te zgjidhja që do marrë ngërçi politik.
Rama ishte i përpiktë duke mbërritur i pari në orën 10 në godinën e Presidencës i shoqëruar nga Gramnoz Ruçi. Bashke rrugës me ta ka qene dhe Sekretari Engjell Agaçi, por ky i fundit me pas u shkëput duke lënë dyshen te hyjnë në Presidenceë.
Rreth orës 10:10 Kryeopozitari Lulzim Basha ka hyrë në Presidencë i shoqëruar nga Edi Paloka. Në tryezë Rama ka në krah Ruçin kurse përballë tij qëndron Basha Palokën. Në krye të tryezës qëndron Presidenti Nishani.
Ajo që bie në sy janë dosjet që palët kishin me vete ndërsa në tryezë për të shuar ‘ethet’ e takimit ka vetëm shishe ujë, që asnjë prej politikanëve nuk i ka kursyer por i kanë konsumuar që në nisje të takimit.

