Rama hutohet nga gratë socialiste në Durrës: Më ngelën sytë gjithandej!
Partia Socialiste e Durrësit thirri në takim sot gratë socialiste të qytetit, për një takim me Edi Ramën. Rreth 200 apo më shumë gra dhe vajza ishin ulur në karriget, e vendosura në formë rrethi. Në mes, ishte ulur Edi Rama. Sapo Vangjush Dako mbaroi fjalimin e hapjes, mes grave u çua të flasë Edi Rama. Kryeministri harroi se ishte në një takim zgjedhor dhe rrëfeu me sinqeritet çfarë kishte përjetuar ato momente, ulur mes socialisteve të Durrësit.

