FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama: Mbyllet faza e parë e garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se është përmbyllur me sukses faza e parë e garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë dhe Korçë.

Kreu i qeverisë njofton se janë nëntë finalistë që do të konkurrojnë në tre garat në fillim të Majit.

Rama shprehet se një pjesë e konsiderueshme e aplikimeve kanë qenë studio me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Dhe me kënaqësinë e përmbylljes me sukses të fazës së parë të garës ndërkombëtare për 3 stadiumet e reja në Durrës, Vlorë, Korçë, ku nga 86 aplikimet e 41 studiove (studiot kanë aplikuar sipas dëshirës për 1, 2 apo 3 finale), mes të cilave një pjesë e konsiderueshme me prestigj të lartë në skenën bashkëkohore të arkitekturës, kanë dalë nëntë finalistët që do të konkurrojnë në tre garat e fillim-majit në qytetet respektive, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?