Rama ndan detaje nga mbledhja: Qeveria dhe deputetët me mekanizma të rinj ndërveprimi të shërbim të qytetarëve

Kryeministri Edi Rama ka ndarë detaje të takimit që zhvilloi me drejtuesit politikë të PS-së dhe ministrat, që u mbajt tek Vila e Kuqe këtë mbrëmje të së premtes. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama informon se ka nisur puna me kalendarizimin e “Pranisë Besnike” në çdo territor, si pjesë e angazhimit për komunikim dhe ndërveprim më të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Postimi i plotë

Vijuam sot punën intensive për detajimin e programit të sezonit të ri, duke nisur nga:

Swiss Digital Desktop Reklama

-kalendarizimi i Pranisë Besnike në çdo territor,
-mekanizmat e rinj të ndërveprimit qeveri-deputetë në funksion të përmirësimit të mëtejshëm të shërbimeve publike qendrore e vendore,
-si edhe hartimi i ndryshimeve ligjore për PasqyrAlbania.

Swiss Digital Mobile Reklama

Po ashtu u diskutua progresi i bërë me hartimin e nismës së integruar Shqipëria Sociale, të cilës do t’i kushtohet një Konferencë e posaçme Kombëtare në muajin nëntor.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se në shtator kryeministri do bëjë ndryshime në Qeveri?