Rama në Progër: Nuk e mbajta zotimin për ujitjen! Nuk i kisha shifrat e sakta
Pas katër vjetësh, kur Kryeministri Edi Rama ka nisur një tjetër fushatë elektorale, është detyruar sot të bëjë autokritikë përpara fermerëve të Progrit në Korçë për premtimet që nuk i kishte mbajtur.
“Nuk e kemi zgjidhur plotësisht problemin e ujitjes dhe kullimit, – tha Rama, – sepse nuk i kishim të sakta shifrat zyrtare në 2013-ën.”
“Më kujtohet shumë mirë kur kemi qënë në këtë zonë në periudhën e fushatës 4 vite më parë, – vërejti Kryeministri. – Plaga më e madhe që shkaktonte më shumë dhimbje dhe nxirrte më shumë ankesa, ishte ujitja dhe kullimi. Morëm zotim që do ta shëronim këtë plagë. E vërteta është se nuk e kemi shëruar plotësisht sepse të dhënat që morën në atë kohë nuk ishin të vërteta plootësisht. Sasia e tokës së paujitur nuk ishte ajo zyrtare, por gjithsesi, kemi ujitur më shumë sipërfaqe toke se ç’gjetëm.”

