Rama njofton se do jetë në Shkodër, drejtoria e spitalit u kërkon infermierëve të jenë të pranishëm
Kreu i qeverisë, Edi Rama përshëndetjen e mëngjesit për shqiptarët e ka shoqëruar me pamjet e investimeve të reja që janë bërë në spitalin e Shkodrës, qytet ku do te jete sot për inaugurimin e repartit të reanimacionit dhe më pas me votuesit për herë të parë.
Sakaq, gazetari Elvis Nabolli ka publikuar në profilin e tij ne Facebook, një mesazh të shpërndarë nga drejtoria e spitalit për takimin me Ramën sot, që të jenë të pranishëm infermierë kryesisht deri në 35 vjeç.
Ja mesazhi i drejtorise se spitalit Shkoder:

