Rama: Po diskutohet zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, ja rrugët ku do ndërhyhet

Mbledhja e qeverisë është spostuar ditën e sotme në qytetin e Durrësit, ku janë marrë një sërë vendimesh të rëndësishme. Në një konferencë për mediat pas kësaj mbledhje, kryeministri Rama është ndalur ndër të tjera, tek vendimet që lidhen drejtpërsëdrejti me Qarkun e Durrësit.

Kreu i Qeverisë tha se janë miratuar 100 projekte që do të financohet nga buxheti i shtetit, të cilat janë të fokusuara konkretisht në infrastrukturën rrugore, zgjerimi i disa akseve të rëndësishme, si dhe rikonstruksioni i qendrave shëndetësore, godinës së pediatrisë, si dhe disa shkollave.

Rama tha se tashmë po diskutohet zgjerimi i autostradës Tiranë-Durrës, si dhe hapja e rrugës së re Kashar-Rrogozhinë.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Kjo mbledhje e qeverisë për këtë muaj u spostua në Durrës sipas traditës që kemi filluar, do të ndalemi tek gjërat për të cilat ka interes ky qark. U miratua dokumenti i gjithë ndërhyrjeve prioritare 2018-2021, i miratuan 100 projekte që do financohen nga buxheti i shtetit, që i bashkëngjiten 123 projekteve në vijim, si dhe projekteve nga donatorët e huaj në bashkëpunim me qeveritë vendore të këtij qarku. Është një paketë e konsiderueshme investimesh, që vjen pas mbi 400 investimeve të mëparshme që synojnë të shndërrojnë Durrësin në një portë të rëndësishme hyrëse, dhe një kryeqendër historike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Përfshihen projekte që kanë të bëjnë me rrugët, jemi ndërkohë në një proces studimi dhe rivlerësimi për i ndërtimit dhe rizgjerimin e rrugës Tiranë-Durrës, apo hapjen e rrugës së re Kashar-Rrogozhinë, si dhe zgjerimin e aksit nga Rrogozhina në Fier. Parashikohet rehabilitimi i plotë i rrugës Durrës-Shijak, sistemin e aksit Fushë-Krujë-Milot-Morinë. Jemi në një fazë të avancuar të një projekti të madh për rindërtimin e të gjithë rrugëve të brendshme dhe rikualifikimin urban të hapësirave publike brenda një blloku të konsiderueshëm në Shkëmbin e Kavajës.

Jemi afër përfundimit të proceseve për korridorin hekurudhor që do lidhë Durrësin me Tiranën dhe Rinasin përmes një linje të re të standardeve europiane. Parashikohen edhe një sërë investimesh që lidhen me qendrat shëndetësore, furnizimin me ujë, rindërtimi i godinës së pediatrisë në spitalin e Durrësit, rikonstruksion i dhjetëra shkollave, etj. Në Durrës janë 6 fshatra pjesë e programit të 100 fshatrave. Po kështu kemi edhe një program për financimin e agro-turizmit”, tha kryeministri Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?