Rama pranon menjëherë ministrat e Bashës. I dërgon te Nishani
Kryeministri Edi Rama ka pranuar emrat e ministrave të rinj të propozuar nga kryedemokrati Lulzim Basha.
Menjëherë pas takimit me Bashën te Pallati i Kongreseve, ku u njoh me emrat e rinj të kabinetit të tij, kryeministri Rama k shprehu dakordësinë, duke i dërguar ata për dekretim te Presidenti Bujar Nishani.
Ministrat e rinj të qeverisë do të votohen nesër pasdite në orën 18:00 në një seancë të jashtëzakonshme në Parlament.
Ledina Mandia – Zv/kryeministre
Dritan Demiraj – Ministri i Brendshëm
Helga Vukaj – Ministre e Financave
Gazment Bardhi – Ministër i Drejtësisë
Mirela Karabina – Ministre Arsimi
Xhulieta Kërtusha – Ministria e Mirëqenies
Arben Beqiri – Ministër i Shëndetësisë

