Rama: Shokët e partisë janë shqetësuar pse shaj burrat. Ne qeverinë do të kemi një vajzë nga romët në qeveri, Majko quhet!

Kryesocialisti Edi Rama ka zhvilluar këtë pasdite një takim me gratë dhe vajzat e qarkut të Korçës. Ai e ka nisur fjalimin e tij duke sjellë në vëmendje mesazhet që i kanë ardhur nga shokë e partisë për kritikat që Rama i ka bërë në takime burrave.
“Doja të ndaja me ju një ngjarje. Më kanë shkruar burra e gra dhe shokë të partisë se janë shqetësuar pse unë, lavdërojë gratë dhe unë sipas tyre ju bie burrave.
Edhe dikush më shkruante, ça ke more burrë i dheut. Duke i rënë burrave, do na ikin burrat. Tani unë se kuptoj, që ata burra që ikin pse gratë duhen lëvduar më shumë, nuk na duhen”- tha Rama.
Me tej kryeministri tha se “në listën e Qarkut të Vlorës, është Ina Majko për të cilën tha se përfaqëson vajzat e margjinalizuara”. Rama theksoi se “Majko vjen nga komuniteti rom dhe paralajmëroi se nëse ajo nuk zgjidhet deputete në 11 maj, do të jetë pjesë e qeverisë së ardhshme socialiste në rast se PS fiton parlamentaret. Do japim më shumë bursa për fëmijë që vijnë nga familje në ndihmë ekonomike dhe për shumë prej tyre që vijnë nga familje egjiptiane dhe rome. Edhe unë jam shumë krenar që për herë të parë Partia Socialiste bëhet promotore e një kandidature nga komuniteti rom. Një vajzë nga Delvina, e cila përfaqëson vajzat e margjinalizuara, por që jo vetëm mund të jetë një zë i nevojshëm në Kuvendin e Shqipërisë, por që edhe nëse nuk do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë, patjetër që do të jetë një zë në qeverisjen tonë të mandatit të ardhshëm”-deklaroi kryeministri.
Hera e parë në historinë e Shqipërisë që do të kemi ministre nga romët.