FIFA World Cup 2026 11 Qershor - 19 Korrik 2026
00 ditë
00 orë
00 minuta
00 sekonda

Rama tallet me deputetin Alimadhi: Mos u streso për strategjinë e luftës

Deputeti Adriatik Alimadhi deklaroi sot se ishte me koronavirus dhe në izolim në shtëpi së bashku me gruan e tij.
Në një mesazh në rrjetet sociale, ai denoncoi qeverinë “Rama” për mos marrjen e masave.
Edhe pse është deputet i Parlamentit dhe përfaqësues i opozitës, Alimadhi tha se e kanë sorollatur prej disa ditësh nga urgjenca te senatoriumi, pa u kujdesur për ate dhe gruan e tij.
Ndërkohë ankesave të tij, Edi Rama u është përgjigjur me tallje dhe ironi.
Duke i uruar shërim të shpejtë, Rama tha se deputeti nuk duhet të stresohet për strategjinë e luftës kundër koronavirusit.
“I uroj shëndet e shërim të shpejtë zotit Alimadhi dhe i mirëkuptoj fjalët e tij të tepërta në kushtet në të cilat ndodhet, duke iu lutur të ndjekë këshillat e mjekëve e mos mbistresohet për strategjinë e luftës, të cilën e vendosin ekspertët e shkëlqyer që kemi jo ne politikanët!”, deklaroi Edi Rama një postim në Twitter.

Tallje me cinike nuk mund te kete pasi Alimadhi mbetet nje deputet me integritet dhe qe ka folur ashper kunder qeverise Rama.  Ne vend qe ti kerkonte falje deputetit qe ndodhet ne gjendje te keqe jo vetem shendetsore por edhe psikologjike kryeministri tallet.

Mesohet se pritet nje kunderpergjigje e ashper nga deputeti Alimadhi pas talljes se kryeministrit

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se po krijohet një Lëvizje antisistem, pra kundër Ramës dhe Berishës?