Rama të rinjve: Bota është e juaja, nuk keni nevojë për miq

Kryeministri deklaroi se së shpejti do të ketë një linjë ajrore nga Shqipëria për Europën Juglindore, e cila më pas do të shtrihet edhe në Perëndim.

“Linjë ajrore do të mbulojë Shkupin, Prishtinën, Podgoricën, Sarajevën, Zagrebin dhe gjithë Europën Juglindore, por më pas edhe pjesën e Perëndimit” tha ai në aktivitetin me të rinjtë e Shqipërisë dhe të Kosovës në ‘innovation hub’ për start up ne teknologji.

Swiss Digital Desktop Reklama

Rama gjatë bisedës me të rinjtë iu drejtua me fjalët ‘Sot bota është e juaja, nuk ka nevojë që të keni miq, apo babanë të njohur‘, nje shprehje kjo e famshme në filmin “Scarface” .

Swiss Digital Mobile Reklama

Kryeministri u njoh me arritjet e të rinjve shqiptarë nga Shqipëria dhe Kosova në iniciativat që kanë ndërmarrë.

Gjatë bashkëbisedimit me ta, kreu i qeverisë nuk ka nguruar që të bëjë batuta, ndërsa fliste njëra prej vajzave që kishte ndërmarrë një projekt të veçantë për ushqyerjen. Teksa dëgjonte të rene tek fliste, Rama ndërhyn dhe i thotë se: ‘Mund ta përdoresh veten për reklama se je për t’u marrë shembull për kolesterolin. Shih ministres (Qesh dhe drejtohet nga ministrja Milena Harito)’.
Rama
Ndër të tjera ai tha se këta të rinj shërbejnë si model për brezat e rinj. “Ky lloj organizimi është krijuar shumë vonë, si shumë gjëra që mund të ishin filluar kohë më para. Ju jeni shembulli fantastik për t’ju treguar të tjerëve që ‘nëse do bota është e jotja’. Nuk ka nevojë për babin e njohur, partinë, ryshfet…”, pohoi Rama.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?