Refuzon vendimin – Këshilli Mbikëqyrës nuk pezullon nga puna drejtorin e OSHEE Elbasan

Këshilli Mbikëqyrës i OSHEE nuk miraton urdhrin e administratorit për pezullimin e Bukurosh Maçit me detyrë Drejtor i Drejtorisë Rajonale Elbasan.

Sipas Këshillit Mbikqyrës, urdhri është i pabazuar në ligj dhe është marrë nga Administratori i shoqërisë në kapërcim të kompetencave të tij të përcaktuara në statutin e shoqërisë OSHEE sh.a.

Rrjedhimisht, Këshilli Mbikëqyrës ka vendosur mosmiratimin e urdhrit Nr.15238, datë 12.06.2017, të administratorit të OSHEE dhe ka kërkuar prej tij marrjen e masave të menjëhershme për revokimin e këtij urdhri.

Swiss Digital Desktop Reklama

Në arsyetimin e Vendimit të Këshillit Mbikëqyrës sqarohet se “ është pikërisht ky organi kompetent për emërimin dhe lirimin nga detyra te drejtuesve të Drejtorive në Nivel Kombëtar dhe Rajonal të shoqërisë OSHEE sh.a dhe jo administratori”. 

Swiss Digital Mobile Reklama

Gjithashtu sqarohet se zgjidhja e menjëhershme e kontratës të punës mund të bëhet vetëm për shkaqe të justifikuara dhe në çdo rast administratori duhet të propozojë para Këshillit Mbikëqyrës  ndërprerjen e marrëdhënieve të punës, si organi kompetent për këtë vendimmarrje.

“Masa disiplinore e ‘Pezullimit nga detyra’ nuk është një masë disiplinore e parashikuar në ligjin Nr. 7961, datë 12.7.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” dhe as në Kontratën Kolektive të Shoqërisë OSHEE sh.a.

Sakaq Këshilli Mbikqyrës bën me dije se punonjësit e OSHEE sh.a nuk janë punonjës te administratës shtetërore.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?