Reshje dhe stuhi, përmbytet qendra e Durrësit

Ka mjaftuar pak minuta reshje shiu dhe një pjesë e rrugëve të qytetit të Durrësit janë bllokuar duke përfshirë këtu edhe qendrën e qytetit.

Një stuhi që ka përfshirë në këto momente qytetin bregdetar ka krijuar vështirësi qarkullimi në rrugët kryesore dhe dytësore të Durrësit. Rrugët pranë Bashkisë janë të mbuluara nga shiu, ndërkohë që si pasojë ka probleme me lëvizjen e automjeteve. Moti i keq me shtrëngata shiu ka sjellë dhe vonesa në ankorimin e trageteve në portin e Durrësit.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?