Reshjet, Prefekti i Gjirokastrës pezullon proçesin e mësmit

Ndërsa priten përmbytje nga reshjet që kanë përfshirë të gjithë vendin, në Gjirokastër Prefekti ka pezulluar procesin mësimor.

Prefekti Astrit Aliaj tha se infrastruktura në një situatë të atillë nuk mundëson dot lëvizjen e nxënësve drejt shkollave. Ky vendim u mor gjatë mbledhjes së Shtabit të Emergjencave ku u percaktuan dhe detyrat për një situate alarmante. Rreziku më i madh, sipas pjestarëve të Shtabit të Emergjencave, janë lagjet e poshtme të Tepelenës, nëse lumi del nga shtrati. Gjithashtu Memaliaj është i rrezikuar, fushat e Qesaratit, Krasit e Kalivaçit.

Momentalisht situata duket e qetë vetëm me pak rrëshkitje të dherave në Çarçovë dhe në Frashër.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?