Romancë e egër, kur pasioni përfundon në tentativë përdhunimi

Një mbrëmje argëtuese, por që përfundoi në një mënyrë dramatike.

Protagonist i ngjarjes së ndodhur së fundi në Itali, është një shqiptar.

Një grua 47-vjeçare, me banim në komunën “Bassano del Grappa”, ka takuar një 30-vjeçar shqiptar në një lokal në qendrën historike të qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Pasi konsuamuan disa pije në shoqërinë e njeri-tjetrit, ata vendosën të ndryshojnë bar. Rreth orës 3 të mëngjesit, gruaja ka shoqëruar me makinë shqiptarin në parkimin e lokalit, ku ai kishte lënë biçikletën.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sapo ajo ndaloi makinën, 30-vjeçari u ‘hodh në sulm’. Fillimisht, u përpoq ta puthë, më pas e preku në vendet intime. Të gjitha këto pa vullnetin e 47-vjeçares, raportojnë mediat lokale. 30-vjeçari nuk është mjaftuar me kaq, por ka ulur pantallonat duke prekur pjesët e tij intime.

E alarmuar, gruaja ka telefonuar policinë. Një patrullë mbërriti pak minuta më vonë në vendngjarje, por shqiptari ishte zhdukur.

Pasi morën dëshminë e të lënduarës dhe disa tregtarëve në zonë, efektivët arritën të identifikonin dhe gjurmonin agresorin. Tashmë, 30-vjeçari është në hetim në gjendje të lirë për dhunë seksuale.

/Syri.net/  

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?