Rrahman Rraja dorëzon zyrtarisht mandatin e deputetit. Vendin e tij e zë Arkend Balla

Rrahman Rraja ka dorëzuar zyrtarisht dorëheqjen nga mandati i deputetit në Kuvendin e Shqipërisë. Rraja dha dorëheqjen pas ngjarjes së rëndë që ndodhi në Krujë, kur vëllezërit dhe djali i tij, së bashku me anëtarë të tjerë të fisit, dhunuan barbarisht dy kushërinjtë Maja, pasi ishin ankuar për shpërthimet në guroren e Përparim Rrajës.

Në vend të tij, në radhët e socialistëve, pritet të ulet Arkend Balla. Ky i fundit, në zgjedhjet e 2021 mori 2463 vota preferenciale dhe kështu do të zërë vendin e Rrajës. Ndërkohë, Rraja kishte marrë 7759 vota preferenciale.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?