Rrëfimi i gruas nga Shijaku: 6 herë më është përmbytur shtëpia…
Përmbytjet e tre ditëve kanë shkaktuar dëme kolosale. Rajmonda Smoqi, nënë e dy fëmijëve ka braktisur shtëpinë e saj dy katëshe të mbuluar nga uji i lumit Erzen në lagjen “Erzen” në Shijak.
Në një rrëfim për portalin ”DurrësLajm”, me zërin që i dridhet dhe me pikëllim të madh në sy, ajo tregon sesi e braktisi shtëpinë para se uji të hynte në banesë. Ajo tregon se si u largua së bashku me dy fëmijët nga shtëpia, para se lumi të hynte në shtëpinë e saj e të bëhej ”zot shtëpie”.
Në banesën dy katëshe ka qëndruar vetëm bashkëshorti i saj, ndërsa e gjithë lagjja është pa drita e pa ujë të pijshëm. Këtë verë kishte rregulluar shtëpinë pas përmbytjes së fillim vitit nga lumi.
Ajo ka vetëm një kërkesë: ”Të thellohet shtrati i lumit e të jetojë e qetë në shtëpinë e saj. Dy ditë më parë nga prurjet e lumit Erzen, tre ura në Shijak janë shembur duke bllokuar tri fshatra, Gjepalaj, Çizmel dhe Shetel”.


