Rrëzohet nga kati i tretë i banesës një person

Një 53 vjeçar ka rënë nga lartësia sot në lagjen nr.4, Durrës.

Policia bën me dije se ai ka qenë duke kryer punime në ballkonin e katit të tretë të një banese.

“Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën”, bejne me dije blute e qytetit bregdetar.

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 09:50, në lagjen nr.4, Durrës, shtetasi Sh. D., 53 vjeç, ka rënë nga lartësia gjatë kohës që po kryente punime në ballkonin e katit të tretë të një banese. Aktualisht 53-vjeçari ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

SHKARKO APP