Rritet numri i përdoruesve të drogës në Fier, mjekët e spitalit të shqetësuar: Janë adoleshentë

Numri i përdoruesve të drogës po merr çdo dite e më shumë përmasa të frikshme. Në spitalin e Fierit paraqiten çdo ditë me dhjetëra persona në gjendje të dehur apo të droguar, e shumica prej tyre në moshë fare të re.

Mjeku Lulzim Banushaj tregon se shumë adoleshentë paraqiten në spital të intoksikuar nga përdorimi i alkoolit dhe hashashit.

Sipas Banushajt shumë adoleshentë kanë mbërritur edhe në gjendje kome nga përdorimi i drogave të ndryshme.

Swiss Digital Desktop Reklama

Numri i rasteve të paraqitur ne spital me përdorim të alkoolit dhe hashashit shkon deri në 300 persona në muaj. Arsyet e përdorimit të drogës tek të rinjtë, vijnë për shkaqe të ndryshme sociale.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme, për t’i minimizuar fenomene të tilla shifrat janë në rritje.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?