Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 8 Nëntor 2026, 13:46 Aksident autobusi në Kroaci: përmbyset mjeti me turistë serbë në autostradën A3, dy viktima dhe disa të plagosur Një autobus me targa serbe u përmbys mëngjesin e së dielës në autostradën A3 në Kroaci, duke lënë dy të vdekur dhe disa të…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Albanian Files
  • Veliu PD Fier
  • Fifi bëhet nënë
  • Qeveria e Izraelit
  • Protesta në Itali
  • Fabrika e municionit
  • Ura e Bahçallëkut
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo
Tension i madh te Kryeministria/ Molotovë, gurë, gaz lotjsellës dhe ujë me presion

Tension i madh te Kryeministria/ Molotovë, gurë, gaz lotjsellës dhe ujë me presion

Aktualitet
E shtunë, 17 Tetor 2026 15:20
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë para Kryeminsitrisë dhe Bulevardin ”Dëshmorët e Kombit” janë përshkallëzuar. Sapo studentët dhe protestuesit kanë mbërritur, Policia e Shtetit ka qëlluar me gaz lotsjellës për t’i larguar nga kryesia e kuvendit dhe kryeministria, por protestuesit i janë përgjigjur me gurë. Pavarësisht ujit dhe gazit lotsjellës po bëhet i pamundur largimi i protestuesve.

Ajo që ka rënë në sy gjatë këtyre minutave është prania e efektivëve të policisë në tarracën e godinës së Kryeministrisë. Ata janë kapur nga kamerat dhe aparatet fotografike teksa hedhin bombola gazi lotsjellës direkt nga lartësia mbi protestuesit që ndodhen në shesh. 3 protestues janë paraqitur në Shërbimin e Urgjencës në Spitalin Universitar të Traumës (SUT), ku po marrin trajtim mjekësor pas lëndimeve të pësuara.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Sipas informacioneve të deritanishme, të tre personat ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore dhe janë koshientë. Njëri prej protestuesve ka deklaruar se është lënduar gjatë ditës së djeshme, por është paraqitur në spital vetëm sot për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore. Dy protestuesit e tjerë po marrin trajtim në urgjencë. Deri në këto momente nuk janë bërë të ditura detaje të tjera mbi rrethanat në të cilat kanë ndodhur lëndimet apo mbi natyrën dhe shkallën e tyre.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

KRONIKA

Pas 4 orëve te Ministria e Arsimit ku herë pas here ka pasur përplasje me policinë, protestuesit kanë nisur të marshojnë. Ata janë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe po i drejtohen kryeministrisë. Në tarracën e Ministrisë së Brendshme gjenden policë që hedhin gaz lotsjellës, kundrejt të cilëve protestuesit lëshojnë brohorima e reagime të revoltuara.

Mund t'ju interesojë

Transportonte kundrejt pagesës një emigrant afgan, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Transportonte kundrejt pagesës një emigrant afgan, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Para 21 minutash
BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara për shpifje

BIRN: Mbi gjysmën e proceseve për lirinë e shprehjes shoqërohen me padi të pabazuara pë...

Para 5 orësh
Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Moti këtë të dielë: Vranësira dhe reshje shiu pasdite e në mbrëmje

Para 6 orësh

Tensione dhe përplasje verbale janë shënuar edhe në këtë ditë të pestë të protestës studentore para Ministrisë së Arsimit, ku protestuesit u janë drejtuar me tone të ashpra efektivëve të policisë, duke i akuzuar për përdorim force ndaj të rinjve që protestojnë, si dhe për hedhjen e gazit. Një i ri ka treguar një plagë në trup, duke thënë se protestuesit po goditen me plumba gome nga ana e Policisë së Shtetit. “Po na gjuajnë me plumba gome”, është shprehur i riu, teksa ka treguar plagën e marrë gjatë tubimit dhe kjo po ndodh për herë të parë në këto ditë të trazirave që po ndodhin në Tiranë. Sakaq një studente është plagosur.

Një pjesë e protestuesve është izoluar dhe po mbahet e bllokuar nga kordonët e policisë brenda rrugicave të lagjeve ngjitur, duke mos u lejuar të dalin në aksin kryesor të Rrugës së Durrësit. Pjesa tjetër e protestuesve që ndodhet në rrugën kryesore po përballet me një ndërhyrje masive të forcave të rendit. Për të shpërndarë turmën, policia po përdor ujë me presion dhe sasi të mëdha gazi lotsjellës, ndërsa raportohet se ndaj protestuesve janë qëlluar edhe plumba gome.

Një prej protestuesve iu drejtua policëve me thirrje të forta, duke i pyetur se përse po vepronin në këtë mënyrë ndaj të rinjve. “Po janë fëmijët tuaj ore! A s’ju vjen keq? Për Edi Ramën i bëni këto gjëra?”, dëgjohet të thotë ai, duke kundërshtuar ndërhyrjen e forcave të rendit. Edhe një qytetare shprehu indinjatën ndaj efektivëve, duke i kujtuar se paguhen nga taksat e qytetarëve dhe duke i akuzuar se po dëmtojnë të rinjtë me përdorimin e gazit. Ajo përmendi gjithashtu të riun e plagosur gjatë protestës së një nate më parë, duke kritikuar ashpër veprimet e policisë.

Momentalisht ka përplasje të dhunshme mes policisë dhe protestuesve. Ka gaz lotsjellës, gurë dhe plumba gome.

Mësohet se gjendja shëndetësore e 21-vjeçarit Muhamet Skana, i cili u përplas me një efektiv policie gjatë protestës, është përmirësuar, por problemet vijojnë. I riu ende nuk arrin të kujtojë apo të tregojë se çfarë ka ndodhur që nga momenti i incidentit, shoqërimi në komisariat dhe deri në mbërritjen në Spitalin e Traumës. Familjarët kanë bërë të ditur se e kanë të vështirë të flasin për mediat, por kanë theksuar se do ta ndjekin çështjen deri në fund. Edhe polici i rendit në Shkodër, Fazlli Rama, është drejt përmirësimit, në gjendje stabël.

Ndërkohë sot Kryeministri Rama ka prezantuar dritaren ”Dëmi im” në E-Albania, që do të shërbejë për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla që u dëmtuan nga protestuesit gjatë 4 ditëve të fundit. Në një dalje në llogarinë e tij në Facebook, kryeministri shpjegoi se si do të funksionojë platforma si dhe shtoi se në terren do të jenë 10 grupe nga Tatimet për verifikimin e dëmeve teksa shprehu se ‘do t’i kthejmë këto gërmadha në shëmbëlltyra të forcës sonë për të ecur përpara’.

Lexoni edhe:

Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit, besoj që ka shërbime të huaja

Ish-ministri Lleshaj: Protestuesit të ruhen nga të infiltruarit, besoj që ka shërbime të huaja

FOTO/ Trazira te Ministria e Arsimit, i riu tregon plagën: Po na gjuajnë me pl*mba gome

FOTO/ Trazira te Ministria e Arsimit, i riu tregon plagën: Po na gjuajnë me pl*mba gome

Çfarë po ndodh në Rinas? Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës del me deklaratë zyrtare

Çfarë po ndodh në Rinas? Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës del me deklaratë zyrtare

Berisha: Biznesi të përdorë fuqinë ekonomike kundër qeverisë, Rama të dorëhiqet ose s’do gjejë vrimë miu ku të futet

Berisha: Biznesi të përdorë fuqinë ekonomike kundër qeverisë, Rama të dorëhiqet ose s’do gjejë vrimë miu ku të futet

Protesta nis me tensione: “Duam revolucion, nuk e duam më Edi Ramën kryeministër”

Protesta nis me tensione: “Duam revolucion, nuk e duam më Edi Ramën kryeministër”

Në Korçë ka nisur protesta, qytetarëve u bashkohet edhe një mësues gjimnazi

Në Korçë ka nisur protesta, qytetarëve u bashkohet edhe një mësues gjimnazi

Etiketat e lidhura

protestastudente
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Aksident autobusi në Kroaci: përmbyset mjeti me turistë serbë në autostradën A3, dy viktima dhe disa të plagosur
Para 9 minutash

Aksident autobusi në Kroaci: përmbyset mjeti me turistë serbë në autostradën A3, dy viktima dhe disa t...

Transportonte kundrejt pagesës një emigrant afgan, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër
Para 21 minutash

Transportonte kundrejt pagesës një emigrant afgan, arrestohet 32-vjeçari në Gjirokastër

Elia Caprile shpallet lojtari i ndeshjes në Serinë A, përmendet për portën e Shqipërisë
Para 24 minutash

Elia Caprile shpallet lojtari i ndeshjes në Serinë A, përmendet për portën e Shqipërisë

Bllokada detare ndaj Iranit: forcat amerikane goditën anijen M/V Huda në Gjirin e Omanit
Para 39 minutash

Bllokada detare ndaj Iranit: forcat amerikane goditën anijen M/V Huda në Gjirin e Omanit

Më të lexuarat

1 Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026
7 Nëntor 2026, 07:33

Kursi i këmbimit për sot, 7 nëntor 2026

2 Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!
Para 22 orësh

Protestuesit studentë dhe të “flamingove” vendosin: Kandidat për kryebashkiak në Tiranë nga radhët tona!

3 Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem
Para 3 orësh

Ben Blushi: Plani çifut për ta bërë Tiranën Jerusalem

4 Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion
Para 20 orësh

Foto e Ditës nga Protesta: I riu që fluturon nga uji me presion

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.