Ruçi-Beili: Politika inteligjente për rritjen e mirëqenies dhe uljen e varfërisë

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Gramoz Ruçi, priti sot delegacionin e Partisë Komuniste të Kinës, të kryesuar nga Shen Beili, Zëvëndësministre e Departamentit Ndërkombëtar të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës.

Në takim merrnin pjesë deputetët znj.Eglantina Gjermeni dhe Alket Hyseni, si edhe Ambasadorja e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë e Republikës Popullore të Kinës në Shqipëri, Jiang Yu.

“Shqipëria dhe Kina kanë marrëdhënie miqësore tradicionale dhe nuk kanë asnjë mosmarrëveshje në marrëdhëniet dypalëshe. Marrëdhëniet diplomatike midis Shqipërisë dhe Kinës, janë në moshën time”, nënvizoi Kryetari i Kuvendit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Aktualisht ekziston një klimë shumë e mirë  bashkëpunimi dypalësh, me një nivel të kënaqshëm të dialogut politik dhe të shkëmbimit të vizitave në nivele të lartë.

Swiss Digital Mobile Reklama

“Shqipëria njeh politikën e një Kine të vetme dhe respekton integritetin territorial të saj. Shqipëria e konsideron Nismën “16+1” një instrument dhe platformë të rëndësishme bashkëpunimi ekonomik, komunikimi e mirëkuptimi kulturor, që përforcon marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kinës, por edhe ato shumëpalëshe. Ky bashkëpunim shton mundësitë për të aplikuar e tërhequr investime kineze për zhvillimin e projekteve tona në infrastrukturën rrugore, detare e hekurudhore, zonave ekonomike,  në fushën e bujqësisë, energjisë, teknologjisë së informacionit, arsimit, kulturës, etj. Por ne duhet të synojmë projekte konkrete, të finalizuara me mbështetje ndërshtetërore”, nënvizoi kryeparlamentari Ruçi.

Nismën “Një Brez, Një Rrugë”, Shqipëria e konsideron një mekanizëm shtesë për të nxitur zhvillimin e koordinuar dhe progresin e përbashkët në planin dy dhe shumëpalësh, në aspektet ekonomike, shoqërore, mjedisit, si dhe për të inkurajuar dialogun dhe integrimin ndërmjet civilizimeve të ndryshme. Shqipëria është e interesuar për asistencën kineze në fushën e bujqësisë dhe menaxhimit të ujërave, me perspektivë eksportimin e disa produkteve bujqësorë në Kinë. Shqipëria vlerëson përpjekjet inteligjente të qeverisë së RP të Kinës në fushën e politikave mjedisore dhe luftën kundër varfërisë.

Kryetari i Kuvendit i përsëriti delegacionit kinez  kërkesën e Shqipërisë për njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe mbështetjen për anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare, duke argumentuar se kjo njohje e  mbështetje do të jepte një kontribut të fuqishëm në forcimin e paqes dhe stabilitetit në Ballkanin Perëndimor. Shkëmbimet parlamentare mes Shqipërisë dhe Kinës kanë qenë shumë të mira dhe ato duhet të shtohën në kontekstin e rritjes së bashkëpunimit politik, shtetëror dhe ekonomik midis të dy vendeve.

Nga ana e saj, Zëvëndësministrja Shen Beili falenderoi Kryetarin e Kuvendit për vlerësimet e larta për bashkëpunimin shqiptaro-kinez dhe miqësinë midis të dy popujve tanë. Qeveria dhe populli kinez, nënvizoi ajo, nuk do ta harrojnë kurrë ndihmën e madhe të Shqipërisë për të drejtat e RP të Kinës në OKB si edhe miqësinë e fortë midis të dy popujve. Ajo vlerësoi lart gjithashtu mbështetjen e madhe të Shqipërisë për çështje që lidhen me interesat thelbësore të Repubkikës Popullore të Kinës.

Partia Komuniste e Kinës mban marrëdhënie bashkëpunimi me rreth 400 parti të spektreve të ndryshme politike nga 140 vende të botës dhe bashëkpunom me to për çështje të rëndësishme ndërkombëtare, globale e të qeverisjes. Ajo respekton të drejtat e popujve të botës për të vendosur vetë rrugët  e zhvillimit të vendeve të tyre.

Përsa i përket çështjes së Kosovës, Beili nënvizoi se qeveria kineze është e mendimit se Kosova dhe Serbia duhet të rrisin dialogun midis tyre, për të arritur në një zgjidhje të pranueshme dhe për të fituar edhe mbështetjen e partnerëve ndërkombëtarë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?