Saga e gjakmarrjes – Viktimës në Mat i kishin vrarë dy vëllezër

Disa të shoqëruar për vrasjen e mbrëmshme në Mat, ku një kryefamiljar u qëllua në pragun e banesës nga persona të panjohur.

Grupi hetimor po heton pistën e gjakmarrjes, pasi viktimës më herët i ishin vrarë edhe 2 vëllezër në pritë.

Disa të shoqëruar për vrasjen e djeshme në Mat, ku si pistë hetimore po ndiqet ajo e gjakmarrjes, pasi policia dyshon se në familjen Lleshi në Rukaj, janë vrarë tre vëllezër për të njëjtin motiv.

Swiss Digital Desktop Reklama

I treti, Hajredin Lleshi, u vra mbrëmë në derën e shtëpisë rreth orës 21:30 të mbrëmjes, teksa persona të panjohur pasi e thirrën, qëlluan mbi 60 vjeçarin me breshëri automatiku.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ka qenë djali i viktimës ai që ka lajmëruar policinë e Matit e cila ka shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes. Familjarët thanë se viktima është thirrur nga një person brenda në automjet rreth 20 metra larg banesës së Lleshit.

Sapo viktima ka dalë nga banesa, është qëlluar për vdekje. Policia e Matit thotë se në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, pasi autorët kanë gjuajtur nga brenda makinës.

Në vendngjarje ishte dhe vetë Drejtori i Policisë së Qarkut Dibër, Edmond Tarkaj dhe Prokurori i Matit Abaz Muça.

Postblloqe të shumta u ngritën në të gjitha rrugët kryesore, pasi autorët kanë përfituar nga errësira për t’u larguar.

Rreth 3 vjet më parë edhe i vëllai i viktimës, Xhavit Lleshi u ekzekutua me armë zjarri në një pritë, pasi i kishte shpëtuar më parë një atentati në fshatin Pukë.

17 vite më parë, një tjetër vëlla i viktimës është vrarë në një lokal.

/Oranews

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?