Saga e vrasjeve Çapja-Beqiri, ja kush janë dy vëllezërit që i shpëtuan sot atentatit në Elbasan

Dy vëllezërit të cilët i shpëtuan sot atentatit në Elbasan, janë vëllezër të Gentian e Sajmir Beqiraj të ekzekutuar më herët në serialin e vrasjeve që kanë pasuar hasmëritë mes familjes së tyre dhe asaj Çapja.

“BalkanWeb” raporton se një prej të plagosurve të sotëm është Arben Beqiri 49 vjeç ndërsa vëllai tjetër është G.Beqiri.

“Më datë 21.06.2017, në orët e para të mëngjesit jemi njoftuar se në afërsi të një punishteje e cila ndodhet  në Lagjen “Shënkoll” Elbasan janë dëgjuar të shtëna armësh,” njofton policia.

Swiss Digital Desktop Reklama

Menjëherë shërbimet e policisë, janë nisur për në vendin e ngjarjes ku kanë konstatuar se brenda ndërtesës  ndodheshin dy persona të dëmtuar lehtë.

Swiss Digital Mobile Reklama

Dy vëllezërit u dërguan për ndihmë mjekësore në spitalin Kirurgjik Elbasan dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Nga veprimet e para hetimore të kryera nga shërbimet e policisë rezultoi se  persona të  paidentifikuar dyshohet të kenë qëlluar me armë zjarri në drejtim të dy vëllezërve të cilët kanë qenë duke punuar në punishte.

Të dy shtetasit janë dëmtuar lehtë jo nga plumbat por  gjatë tentativës për ti shpëtuar të shtënave me armë zjarri, duke u përplasur  me  sendet që ndodheshin brënda punishtes. Grupi hetimor vijon  hetimet për sqarimin e rrethanave  dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Vrasja e Saimir Beqirit më 11 April 2016

Një 40-vjeçar, baba i tre fëmijëve, është gjetur i pajetë mëngjesin e të hënës në Elbasan.

Sipas policisë viktima është gjetur i vrarë me armë zjarri në lagjen “28 Nëntori”, në afërsi të një pike karburanti. Viktima u gjet në një lokal, teksa konfirmohet se ai është vëllai i Gentian Beqirit, të vrarë në 2012 në banesën e tij, teksa ishte në “arrest shtëpie” në ruajtje me policë. 40-vjeçari i vrarë është identifikuar si Sajmir Beqiri, vëllai i Gentian Beqirit, i vrarë në vitin 2012 e i dyshuar si autor i vrasjes së Sokol Çapjas në vitin 2005.

Vrasja e Gentian Beqirit në vitin 2012

Dy persona ekzekutuan  me armë zjarri Gentian Beqirin, i akuzuar nga Prokuroria si autor i vrasjes së biznesmenti Sokol Çapja në dhjetor të 2005. Vrasja riktheu historinë e ekzekutimeve mafioze të ndodhura në këtë qytet, që nisi vite më parë. Autorët kanë trokitur në portën e shtëpisë së viktimës, ndërsa ka qenë babai i viktimës që ka hapur derën. Vrasësit hynë dhe e vranë Beqirin i cili ishte i shtrirë në shtrat, pasi ishte i paralizuar si pasojë e një plumbi që kishte marrë pas shpine. Ka qenë tragjike për babain e tij e gjithë kjo skenë, ku pasi pa djalin të vdekur pësoi atak kardiak dhe ndërroi jetë në Spitalin e Elbasanit.

/BW

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?