Saimir Tahiri në mbështetje të polices së plagosur: Të jam pranë me shpirt!
Reagimeve të shumta në mbështetje të punonjëses së policisë Ina Nuka që mbeti e plagosur në protestën e banorëve të zonës së “Astirit” para parlamentit i është bashkuar edhe ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri.
Përmes një reagimi në faqen e tij zyrtare në rrjetin social “Facebook”, teksa i uron shërim të shpejtë, Tahiri e fton policen Nuka që përveç dhumbjes së plagëve të durojë dhe sharjet politike që i bëhen asaj.
Reagimi i Saimir Tahirit
Kurre mos ardhte me dita kur politika i bie ne kurriz policit, kaq dhunshem sa sot!
Njeri e gjumton ne rruge, tjetri i thote “ndrikull”, tjetri akoma i thote “vete i fute duart te fishekzjarri”.
Ne krahun tend Ina! Shperim te shpejte.
Ate qe ben ti dhe koleget e tu ne nje dite pune, keta palaco se kane bere ne 25 vjet te marra bashke…e sot taksirati yt, duroj edhe keta bashke me dhimbjen.
Te jam prane me shpirt!


