Salaj replikon me Fugën: Vizita e Spiropalit identifikoi familjen e vajzës

Gazetari Blendi Salaj ka replikuar me Endri Fugën, këshilltar i kryeministrit Edi Rama, pas sulmit që ky i fundit bëri ndaj gazetarëve dhe mediave që kritikuan videon e Elisa Spiropalit në familjen e vajzës së abuzuar seksualisht në Kavajë.

Fuga pretendoi se familja e vajzës doli publikisht për shkak të politikanëve dhe mediave, por Salaj thekson se pavarësisht supozimit, nuk ndryshon fakti që ishte vizita e ministres për Parlamentin, Spiropali, që praktikisht identifikoi viktimën.

“Mund të jetë, por kjo nuk ndryshon faktin që vizita praktikisht identifikoi viktimën. Kjo nuk duhet të kishte ndodhur, pavarësisht dëshirës së supozuar të familjes për tu shfaqur në ERTV”, shkruan Salaj.

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?