Sarandë, arrestohet me 20 doza shpërndarësi i heroinës

Një person është arrestuar në flagrancë nga policia e Sarandës, pasi është kapur me 20 doza lëndë narkotike heroinë.

Në pranga përfundoi Kastriot Jonuzaj, i cili u kap në zonën e quajtur “Plazhi i Ri”. Sipas policisë, ky shtetas është arrestuar edhe më parë për të njëjtën vepër penale.

“Gjatë kontrollit, këtij shtetasi i janë gjetur dy qese plastike të cilat përmbanin 20 doza me lëndë narkotike të dyshuar si heroinë. Gjithashtu, bëjmë me dije se ky shtetas ka qenë i dënuar më parë për të njëjtën vepër penale, pra për “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”, sqaron deklarata.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale:

Swiss Digital Mobile Reklama

– 20 doza lëndë narkotike të dyshuar si “Heroinë”,

– 3 aparate celularë,

– 14.000 lekë të rinj.

Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?