Seanca ndaj Metës zgjatet mbi 40 minuta, caktohet data e radhës
Gjykata e Posaçme përfundoi seancën gjyqësore ndaj Ilir Metës rreth 40 minuta përtej orarit zyrtar të punës. Këtë të premte u paraqitën qëndrimet e palëve lidhur me çështjen në shqyrtim, ndërsa vetë Meta mbajti një qëndrim kritik ndaj Prokurorisë së Posaçme, duke kundërshtuar akuzat dhe mënyrën e zhvillimit të hetimeve. Në përfundim të seancës, trupi gjykues vendosi shtyrjen e shqyrtimit për një datë tjetër, duke caktuar seancën e radhës më 18 qershor.
KOHA JONË SONDAZH

