Sekretari i Shtetit gjerman vlerëson operacionet kundër krimit në Shqipëri

Në takimin me Kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla dhe delegacionin shqiptar Sekretari i Shtetit gjerman Stefan Mayer vlerësoi operacionet e fundit kundër grupeve kriminale në Shqipëri.

Mayer shprehu angazhimin e qeverisë gjermane në vazhdimin e bashkëpunimit mes dy ministrive të Brendshme të dy vendeve.

Gjithashtu një tjetër temë diskutim ishte çështja e emigracionit të paligjshëm. Duke shprehur vlerësimin e tij për atë që po bën Shqipëria për emigracionin e paligjshëm, Sekretari i Shtetit, Mayer, nënvizoi dhe rëndësinë e nënshkrimit të marrëveshjes me Agjencinë Europiane të Rojës Bregdetare dhe Kufirit  Frontex, që është e para e këtij lloji në rajon.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sekretari vlerësoi Reformën në Drejtësi dhe Vettingun e gjyqësorit, i cili po jep frytet e para duke nxjerrë jashtë sistemit gjyqtarët e korruptuar dhe të paaftë, si dhe inkurajoi diskutimin dhe miratimin e amendamenteve të reformës elektorale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

PS a duhet të kandidojë në Bashkinë e Tiranës nga politika apo shoqeria civile?