Sekuestrohen 97 kg kanabis në ujërat detare të Karaburunit, në kërkim trafikantët

Policia e Vlorës ka sekuestruar 97 kilogram kanabis brenda në det, në vendin e quajtur “Gjiri i varkave”, në Karaburun, e cila dyshohet se do trafikohej.

“Më datë 27 prill 2017, Policia e Vlorës në bashkëpunim me Delta Force dhe Policinë Kufitare gjatë kontrollit të territorit tokësorë dhe ujorë përreth Gadishullit të Karaburunit, kanë konstatuar një sasi me lëndë narkotike brenda në det, pranë vendit të quajtur “Gjiri i varkave”, Karaburun”- thuhet në njoftimin e policisë.

Lënda narkotike u gjet e ndarë në 4 pako të përmasave të ndryshme, të mbështjella me qese plastike transparente, të cilat pasi u peshuan, pesha e tyre rezultoi prej 97 kilogramë material bimor narkotik, e dyshuar si Cannabis Sattiva.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia bëri sekuestrimin e lëndës narkotike në cilësinë e provës materiale, ndërsa po punohet për kapjen e autorëve në lidhje me këtë ngjarje dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë penale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?