Sekuestrohet droga e “Hitlerit” dhe 3 mijë euro/ Arrestohet i riu, paditet shqiptari

Një i arrestuar njëzetvjeçar dhe dy nga kolegët e tij , një shqiptar dhe një maroken, u paditën.

Policia italiane ka finalizuar me sukses operacionin “Djemtë e Jashtëm” me qëllim parandalimin e shpërndarjes së drogës në shkolla.

Policia bën me dije se në pranga ka rënë një 20-vjeçar, ndërsa u paditën edhe një shqiptar, sëbashku me një shokun e tij maroken.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia arriti të sekuestronte 500 gram drogë, marijuanë, tableta hashashi dhe ekstazë. Gjithashtu edhe 3,000 euro në para të gatshme, smartphones dhe shkallë elektronike.

Swiss Digital Mobile Reklama

Operacioni është finalizimi i hetimeve që kishin njisur një vit më parë nëpërmjet përgjimeve telefonike, vëzhgime dhe reagimeve të 33 të rinjve, duke përfshirë shumë studentë.

Drogë në disko – Një i ri, i cili kishte ardhur në Napoli me rastin e një ngjarjeje muzikore në një klubi nate, kishte marrë me vete 37 pilula Mdma (e ashtuquajtur “droga e Hitlerit”), ekstazi dhe ketamini, për t’ua shpërndarë anëtarëve të klubit.

Policia arriti të konfiskonte drogën dhe bëri të mundur arrestimin e 20 vjeçarit.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A jeni dakort me djegiet e bizneseve që po bëjnë protestuesit?