Sezoni veror, Gjebrea: Mos shpërdoroni ujin e pijshëm, do përballeni me ligjin!

Me rritjen e temperaturave, gjatë dy muajve të ardhshëm, Shoqëria Ujësjellës Kanalizime Tiranë do të ketë vëmendje të shtuar për të mos lejuar shpërdorimin e ujit të pijshëm. Në një intervistë për TV SCAN, Zv.Drejtoresha e UKT-së, Evis Gjebrea, thekson se problematika më e lartë qëndron në periferi, dhe paralajmëron konsumatorët që shkelin ligjin për masa ndëshkuese.

“Kjo është një thirrje e vazhdueshme që veçanërisht në zonat rurale uji i pijshëm nuk mund të përdoret për vaditje, sepse kjo është në shkelje të Kodit të Ujit. Në këtë kuptim patjetër që UKT me grupet e saj të Task-Forcës do të jetë në terren, do t’i kontrollojë në mënyrë të vazhdueshme veçanërisht zonat fermere që e përdorin ujin për vaditje, për shkak edhe të temperaturave të larta. I bëjmë thirrje përsëri atyre qytetarëve, të cilët e përdorin ujin e pijshëm për vaditje që do të ketë kontrolle dhe do të ketë masa sipas parashikimeve ligjore për të mos përdorur ujin për këtë kategori”, u shpreh Gjebrea për SCAN.

Sa i përket shpërdorimit të ujit nga lavazhet, duket se me aksionin e nisur një vit më parë, këtë vit nuk konsiderohet si problem. Megjithatë edhe në këtë drejtim UKT do të kryejë inspektime në terren.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Lavazhet patjetër që janë objekt i kontrollit të UKT-së. E kemi nisur këtë aksion që vitin e kaluar dhe mund të themi që tashmë lavazhet nuk e përdorin ujin e pijshëm për shërbimet që ata kryejnë. Por, kjo nuk do të thotë se lavazhet nuk janë më subjekt i kontrolleve të Task-Forcës, sepse departamenti i Task-Forcës që UKT ka, në mënyrë të herëpashershme dërgon grupe kontrolli për të riverifikuar nëse përdoret uji apo jo. Por e konfirmojnë që ata nuk e përdorin më ujin e pijshëm për objektin e shërbimit të tyre”, u shpreh Gjebrea.

Swiss Digital Mobile Reklama

Sipas ligjeve në fuqi, uji i pijshëm nuk lejohet të përdoret për qëllime të tjera siç është vaditja apo shërbime të ndryshme në biznese.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?