Sfida e studentes fierake në New York. Stela Goga studente dhe mësimdhënëse
Nga Zenepe Luka
Bukuroshja nga Fieri, që studjon në vitin e dytë, dega e matematikës në Universitetin Kingsborough Community College, New York, në një letër, që dëshiron të bëhet publike, synon të treojë sukseset e saj, të rrëfejë edhe një brengë, që ka përjetuar kur ishte nxënëse në qytetin e Fierit.
Portreti im, në një gazetë në Shqipëri, do të ishte dhurata më e bukur për mua me rastin e 20 vjetorit të lindjes – shkruan Stela
Stela Goga, nxënësja e shkëlqyer në qytetin e lindjes.
Arsimimin e ciklit të ulët dhe të mesëm,Stela i ka kryer në shkollat jopublike në qytetin e lindjes, Fier. Rol aktiv e nxitës për përparimin në mësime, kanë qënë prindërit Lida dhe Arben si dhe dy gjyshërit nga nëna, Selfo e Xhevo Allkaj.Qysh në vitet e para të shkollimit , ajo u veçua për zell në mësime, inteligjencë e prirje të theksuar në lëndën e matematikës dhe lëndët e tjera të shkencave ekzakte, si në fizikë, kimi, biologji etj. Dëftesat e shkollës deri në vitin e maturës në shkollën e mesme janë të mbushura me notën shkëlqyshëm, dhjetë dhe të shoqëruara me fletëlavdërimi, ndërsa maturën shtetërore dëftesën e pjekurisë e mbylli me notë mesatare nëntë pikë nëntë.
Në periudhën e aplikimit për të drejtë studimi në universitet, Stela aplikoi për të studiuar jashtë shtetit në Neë York.Prezantimin e parë me Universitetin Kingsborough Community College studentja shqiptare e bëri në muajin korrik 2015, duke u testuar në lëndët: gjuhë e huaj anglisht, në matematikë dhe shkenca kompjuterike,në të cilat fitoi pikët maksimale. Gjatë vitit të parë mësimor 2015 – 2016 në lëndën e matematikës dhe në të gjitha lëndët e tjera.përparimi dhe inteligjenca e studentes shqiptare tërhoqi vëmendjene pedagogëve të katedrave përkatëse. Si rezultat i përparimit në mësime brenda gjashtë muajve në këtë universitet, Stela u pranua anëtare e organizatës “PHI THETA KAPPA” një nga më të njohurat në botë për studentët e dalluar, në të cilën është aktiviste e rregullt dhe ka marrë disa ftesa nga kjo organizatë për të qenë pjesë e një numri seminaresh në Europë, Australi dhe në Kinë.
Për aftësi të veçanta gjatë vitit të parë mësimor, Stelës iu dha mundësia të zhvillonte kurse matematike për zbërthimin e kësaj lënde me nxënës të ciklit të ulët, ndërsa gjatë verës 2016, u testua dhe u liçensua me të drejtën për të zhvilluar kurse matematike me shkollat e ciklit të ulët dhe të mesëm. Aktualisht kjo studente drejton kurse dhe u zbërthen programin e matematikës një grup nxënsish të klasës (2-12).

Stela zë vendin e dytë në olipiadën e matematikës mes 500 studentëve.
Bazuar në përparimin e saj në mësime departamenti në të cilin Stela studion, i dha mundësi për të punuar në administratën e këtij universiteti. Pra në muajin shtator 2016, ajo filloi të punojë me një pagë modeste 20 orë punë në javë, dhe midis një grupi të madh pedagogësh, studentja shqiptare kontribuon për aplikimin e programit mësimor onlai në universitet, d m th ushqejnë programin e ri mësimor me literaturën e nevojshme sipas lëndëve e katedrave të këtij universiteti për studim me internet, pa tekste. Arritja më e madhe dhe kryesore në vitin e dytë mësimor për këtë student, është pjesëmarrja e saj në dhjetor të vitit 2016 në olimpiadën e matematikës, ku Stela midis 500 studentëve të përzgjedhur, organizuar e vëzhguar nga Departamenti i Matematikës, në këtë konkurim u paraqit dinjitoze dhe pati fatin e mirë të zeri vëndin e dytë në olimpiadë duke u pajisur me çertifikatën përkatëse dhe një stimul finaciar modest.
Arritjet e Stelës në një universitet me emër i bëjnë nder dhe shërbim dobiprurës në rradhë të parë vetë studentes në fjalë, por shkëlqimi i saj në mësime ka vlerë pozitive për arsimin shqiptar në arenën ndërkombëtare.
Studentja ekselente nga Fieri, Stela Goga. është një shembull i mirë nxitës e inkurajues për bashkëkombësit, që dëshirojnë të studiojnë e të shkollohen në universitete bashkëkohore brenda dhe jashtë vendit.
Më 10 maj 2017 Stela Goga do të festojë 20 vjetorin e lindjes, duke përcjellë modelin e studentes ekselentes, krenarinë e Universitetin Kingsborough Community College, Neë York,shkencëtares së ardhëshme, që do t’i ngrerë lart emrin Atdheut të saj,Shqipërisë.
Në këtë festë janë ftuar edhe prindërit e saj Lida dhe Arben Goga, ndërsa gjyshërit që e kanë rritur, gjyshëri Selfo dhe nëna Xhevo,i kanë dërguar një letër mbushur me dashuri duke shkruar me gërma të mëdfha:Jetë të gjatë mbesa jonë e shtrenjtë Stela, që na zbardhe faqen!



