Shantazhet ndaj ish-të dashurës/ ‘Më jep 8 mln lekë ose do të publikojë fotot’, prokuroria: 2 vite burg Jenis Likës

Prokuroria e Krimeve të Rënda ka kërkuar 2 vite burg për të riun Jenis Lika, i cili kërcënonte ish-të dashurën me foto intime.

Pas shantazheve të vazhdueshme, Lika i kishte kërkuar një shumë parash vajzës, konkretisht 8 milionë lekë të vjetra.

Ai e kërcënonte se nëse ish e dashura nuk i bindej duke mos i dhënë lekët, atëherë ai do t’i publikonte disa foto intime të sajat, gjatë kohës kur ata kishin qenë të lidhur.

Swiss Digital Desktop Reklama

PERNDJEKJA
Në kallëzimin e depozituar më 11 shkurt 2017, kallëzuesja me iniciale B. I. ka sqaruar se kishte pasur një lidhje dashurie me të pandehurin në periudhën maj-tetor 2016, gjatë së cilës kanë kryer edhe marrëdhënie seksuale. Në muajin tetor, të dëmtuarës i ka dalë e drejta e studimit në shkollën e lartë në Tiranë. Jenisi nuk ka qenë dakord që ajo të vazhdonte shkollën, pasi i kishte thënë se nuk do të kthehej më në Korçë dhe për këtë arsye ata i kanë shkëputur kontaktet.

Swiss Digital Mobile Reklama

Në muajin nëntor 2016, pasi ata i kishin ndërprerë kontaktet, Jenisi ka telefonuar të dëmtuarën dhe duke i thënë se duhet t’i jepte 800 mijë lekë të reja, e kërcënonte se në të kundërt do t’i publikonte në rrjetet sociale fotot intime që kishin bërë bashkë. E dëmtuara, duke e ditur ekzistencën e këtyre fotove, i ka thënë Jenisit se nuk kishte përse t’i publikonte. Jenisi ka vazhduar të këmbëngulë se, po të mos i jepte paratë, do t’i shpërndante fotot në Instagram. Këtë kërcënim Jenisi ia bënte një herë në dy–tri ditë. Pas shumë përndjekjesh, vajza denoncoi të riun në polici.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?