Kalo te përmbajtja
Koha Jone Logo
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Shqip
  • English
Lexo në app
  • Shqip
  • English
  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Politikë
  • Kosova
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Sporti
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Forum
  • WebTV
  • Editorial
  • Kosova
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Ekonomi
  • Showbiz
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Teknologji
  • Intervista
  • Kronikë
  • Turizëm
  • Sociale
  • Historiku
Lajmet e fundit

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by

Opsionet e pamjes

Pamje shembull E diel, 25 Tetor 2026, 15:57 Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut” Pas qëndrimit për disa minuta para Ministrisë së Arsimit, protestuesit janë zhvendosur drejt Kryeministrisë. Gjatë tubimit para ministrisë u regjistrua edhe hedhje gurësh në…
Pamja e bardhë/e zezë
Madhësia e tekstit
  • Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
Lajmet e fundit
Në trend
  • Protesta në Tiranë
  • Erion Vishkuli
  • Meta dhe Veliaj
  • Zgjedhjet në Serbi
  • Kursi i këmbimit
  • Zjarri në Kishë
  • Berisha dhe PD
  • Obama kundër Trumpit
KOHA JONË Lajmet e fundit, gjithmonë me ju
Instalo

SHBA-ja e Turqia, të gatshme të mbështesin transicionin në Siri

Aktualitet E diel, 29 Dhjetor 2024 11:46
SHBA-ja e Turqia, të gatshme të mbështesin transicionin në Siri
Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Blinkeni dhe Fidani kanë diskutuar edhe për nevojën që të parandalohet kërcënimi i terrorizmit ndaj Turqisë dhe Sirisë. Sipas zëdhënësit të MPJ-së së Turqisë, Fidani i ka thënë Blinkenit se Ankaraja s’do ta lejojë milicinë kurde të strehohet në Siri
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, dhe ministri i Jashtëm i Turqisë, Hakan Fidan, kanë diskutuar të shtunën për nevojën e bashkëpunimit me administratën e re siriane për të siguruar që gjithçka të shkojë në mënyrë të duhur në fazën e transicionit.

Në një bisedë telefonike, palët janë zotuar për të ndihmuar Sirinë për ta bërë vend “që i mbron të drejtat e njeriut dhe i jep përparësi një qeverie gjithëpërfshirëse dhe përfaqësuese”.

Reklamë Reklamo në Koha Jonë
Reklamë Reklamo në Koha Jonë

Mund t'ju interesojë

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

28-vjeçari i plagosur në sy do të kurohet në Itali

Para 2 orësh
Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Gazment Bardhi: Edi Rama sapo shpalli diktaturën me ato që deklaroi sot!

Para 3 orësh
Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Ministri i Brendshëm: Nuk do të lejojmë dhunën!

Para 4 orësh

Blinkeni dhe Fidani kanë diskutuar edhe për nevojën që të parandalohet kërcënimi i terrorizmit ndaj Turqisë dhe Sirisë. Sipas zëdhënësit të MPJ-së së Turqisë, Fidani i ka thënë Blinkenit se Ankaraja s’do të lejojë milicinë kurde të strehohet në Siri. Kërcënim ndaj këtyre luftëtarëve kurdë në Siri bëri ditë më parë edhe presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan. Ai u shpreh se grupi YPG duhet të shpërbëhet e se nuk ka vend në të ardhmen e Sirisë. Turqia e sheh YPG-në (Njësitë e Mbrojtjes së Popullit) si zgjatim të Partisë së Punëtorëve të Kurdistanit, që ka nisur një rebelim kundër shtetit turk nga viti 1984. PKK-ja cilësohet si organizatë terroriste nga Turqia, SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

ReklamëSwiss DigitalReklamo në Koha Jonë

Gjatë bisedës telefonike, Fidan ka deklaruar se Turqia do ta mbështesë administratën e re siriane që të sigurojë integritetin e vet territorial.

S’është hera e parë që Turqia dhe SHBA-ja diskutojnë për situatën e re në Siri. Qysh më 14 dhjetor, administrata e presidentit Joe Biden nisi angazhimet me grupet rebele, përfshirë Hayat Tahrir al-Sham, që udhëhoqi kryengritjen e befasishme. Blinkeni ishte në rajon ato ditë për të kërkuar mbështetjen për parimet që Washingtoni shpreson t’i prijnë transicionit politik në Siri. E Turqia, si fqinj i Sirisë, i ka mbështetur prej vitesh forcat opozitare siriane dhe ka shprehur gatishmëri që të luajë rol në përkrahje të transicionit paqësor në Siri.

Siria ka nisur fazën e re, qëkur më 8 dhjetor rebelët sirianë morën kontrollin e Damaskut, duke detyruar ish-presidentin Bashar al-Assad të ikte nga shteti pas mbi 13 vjetësh të luftës civile, e duke i dhënë fund regjimit dekada të gjatë të familjes së Assadit.

Shteti po udhëhiqet nga grupet islamike, që janë distancuar nga mënyra se si talebanët qeverisnin me Afganistanin dhe janë zotuar për miratim të politikave më të moderuara.

Ditë më parë, lideri i ri i Sirisë, Ahmed dal-Sharaa, arriti marrëveshje me ish-shefat e fraksioneve rebele për t’i shpërbërë të gjitha grupet e t’i shkrijë nën Ministrinë e Mbrojtjes, duke shmangur përplasjet e mundshme midis grupeve.

Pas rrëzimit të Assadit dhe pas lëvizjeve të liderëve të rinj sirianë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e hoqën shpërblimin prej 10 milionë dollarësh për arrestimin e liderit të ri të Sirisë, Ahmed al-Sharaa, pas takimeve mes diplomatëve të lartë dhe përfaqësuesve të grupit Hayat Tahrir al-Sham (HTS).

Në dhjetor, organizata e Kombeve të Bashkuara e cila ndihmon në hetimin e krimeve më të rënda në Siri pati thënë se autoritetet e reja të vendit ishin “shumë pranuese” ndaj kërkesës së saj për bashkëpunim gjatë një vizite në Damask. Vizita e udhëhequr nga Robert Petit, kreu i Mekanizmit Ndërkombëtar, të Paanshëm dhe të Pavarur për Sirinë, ishte e para që nga themelimi i organizatës nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së në vitin 2016. Ajo u krijua për të ndihmuar në mbledhjen e provave dhe ndjekjen penale të individëve përgjegjës për krime të mundshme lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid, që nga fillimi i luftës civile në Siri në 2011.

Që nga përmbysja e presidentit të Sirisë, Bashar al-Assad nga rebelët dhe hapja e burgjeve dhe objekteve të paraburgimit nga rebelët, ka pasur kërkesa në rritje nga sirianët për ndjekjen penale të atyre që janë përgjegjës për mizoritë dhe vrasjet gjatë kohës që ai ishte në pushtet.

Shto te burimet e preferuara

Shpërnda

Facebook WhatsApp Email X

Më të fundit

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”
Tani

Protestuesit para Kryeministrisë, u vënë flakën karrigeve të “dialogut”

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën
Para 34 minutash

Rama për protestat: “Ju jeni errësira”, shqiptarët s’do t’ua falin dhunën

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?
Para 49 minutash

Kush do e propozojë emrin e kryeministrit të “qeverisë teknike” dhe ministrat e tij?

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit
Para 56 minutash

Nis grumbullimi i studentëve para Ministrisë së Arsimit

Më të lexuarat

1 I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës
Para 18 orësh

I riu protestues: PD i vuri sot kapakun arkivolit të vet, protestat deri në dorëheqjen e Ramës

2 “Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve
Para 21 orësh

“Qendra tregtare ”Toptani” do djegur”, Taulant Balla nxjerr sms mes protestuesve

3 Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026
Para 8 orësh

Horoskopi për ditën e diel, 25 tetor 2026

4 MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit
Para 19 orësh

MIA përgënjeshtron angazhimin e Forcave të Armatosura me uniformat e Policisë së Shtetit

Koha Jone Logo

E përditshme, e pavarur

  • Të fundit
  • Lajme
  • Aktualitet
  • WebTV
  • Rajoni
  • Bota
  • Sporti
  • Showbiz
  • Politikë
  • Forum
  • Kultura
  • Shëndeti
  • Editorial
  • Kronikë
  • Teknologji
  • Ekonomi
  • Turizëm
  • Sociale
  • Reklamo në Koha Jonë
  • Kontakt
  • Privacy Policy
Download on the App Store Get it on Google Play

Gazeta "KOHA JONË" themeluar si e pavarur më datë 11 Maj 1991
Botues: Nikoll LESI. Adresa e redaksisë: Rruga "Sami Frasheri", Pallatet e Aviacionit të Vjetër Nr. 2, TIRANA - ALBANIA

Site by
  • BOTUES & DREJTOR: Nikoll LESI
  • KRYEREDAKTOR: Daniel MUÇAKU
  • ZV/KRYEREDAKTOR: Redjon SHTYLLA
  • BORDI: Elsa KAMBERI, KRYETARE
  • NIPT: J71425013C

© 2026 KOHA JONE. All rights reserved.