Shembet ura, izolohen 2 mijë banorë
Aktualitet E Diel, 18 Korrik 2021 18:33
Përmbytjet kanë shkatërruar urën që lidh Fierin me Darëzezën. Shembja e saj ka bërë që 2000 banorë të zonës të mbesin të izoluar mes lumit dhe detit. Fshati Darëzezë, sikurse mund ta shihni edhe në foton e mëposhtme, në Fier është i rrethuar nga lumi dhe deti dhe kjo ishte e vetmja rrugë për të shkuar në Fier. Ndërsa në këtë urë ka mbi 30 vite që nuk ndërhyhet.


