Shëndeti Publik: Ja katër plazhet e ndotura, mos u lani

Drejtoria e Shëndetit Publik në Vlorë ka dhënë hartën e plazheve me ndotje mbi normën e lejuar.  Tashmë sezoni turistik ka nisur dhe plazhet e Vlorës mbeten ndër më të frekuentuarat nga pushuesit. Por preferencat e tyre mbeten kryesisht duke filluar në zonat e Ujit të Ftohtë deri në Orikum, aty ku edhe plazhet rezultojnë të jenë më të pastra.

Plazhi i Zvërnecit, duke saktësuar më së shumti vetëm pjesën pranë Petroliferës, Plazhi i Vjetër, zona pranë Akademisë së Marinës dhe Plazhi i Ri janë konsideruar si më problematiket sa i përket nivelit të ndotjes së ujit, shkruan Panorama.

Sipas të dhënave, në përfundim të monitorimit të ujërave detare ndërmarrë nga Drejtoria e Shëndetit Publik, Plazhi i Vjetër dhe ai në afërsi të Portit të Petroliferës vijojnë të listohen ndër zonat më të ndotura. Ndotja në to mbetet mbi nivelin e lejuar. Në bazë të një raporti të Drejtorisë së Shëndetit Publik, konfirmohet se problematikat kanë qenë prezente edhe gjatë viteve të shkuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ndotja e krijuar nga Petrolifera mbetet një nga shkaqet kryesore për dëmtimin në këto dy plazhe, të cilat gjenden afër njëra-tjetrës. Ndër plazhet e ndotura listohen edhe ato nga Skela deri tek Uji i Ftohtë, por situata aty është përmirësuar ndjeshëm vetëm pas investimeve në rrjetin e kanalizimeve nëntokësore, çka ka disiplinuar derdhjen e ujërave të zeza në det.

Swiss Digital Mobile Reklama

Vlora listohet ndër bregdetet më të pastra dhe cilësore gjatë 80 për qind të vijës bregdetare.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?