Shëngjin, nga 1 qershori shërbim shëndetësor 24 orë

Me nisjen e sezonit turistik, në Shëngjin do të mundësohet shërbim shëndetësor 24 orësh.

Kështu, sipas drejtorit të Shëndetit Publik në Lezhë, Arben Ristani prej datës 1 qershor në dispozicion të pushuesve do të vendoset edhe një autoambulancë, ndërsa urgjenca do të jetë e pajisur me personel mjekësor dhe me të gjitha medikamentet e nevojshme.

Ristani: Ndryshe nga herë të tjera do të fillojmë më datë 1 qershor dhe do të përfundojmë më 15 shtator. Do të pajisjet me të gjitha ilaçet që duhet për mbulimin e emergjencave. Do të ketë tre mjekë dhe tre infermierë përgjatë 24 orëve.

Swiss Digital Desktop Reklama

Sipas Ristanit, po punohet që dhe në bregdetin e Tales të vihet në dispozicion një autoambulance me mjek dhe infermier gjatë ditës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ristani: Do të bëjmë një organizim që edhe atje të ketë shërbim me ambulancë në pjesën e paradites dhe pasdites.

Ndryshe nga sezonet e tjera, këtë vit urgjenca në Shëngjin do të jetë funksionale deri në datën 15 shtator.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?