Sherr i madh në Shkozë: njeri me levë, tjetri me ‘Shotgun’

Dy persona janë konfliktuar ashpër me njeri tjetrin tek banesat sociale në Shkozë dhe policia u ka vënë prangat të dyve.

Njeri prej tyre me iniciale D.M. 31 vjeç, banues në Tiranë, kishte një levë hekuri në dorë, kurse përballë tij ishte 27 –vjeçari Pal Prenga që kishte nxjerrë një armë “Shotgun” me 5 fishekë.

Ata janë përplasur fizikisht në fillim dhe më pas Prenga me të bërtitura, e ka kërcënuar me armë palën tjetër.

Swiss Digital Desktop Reklama

Policia ka ndërhyrë duke u vënë prangat të dyve. Nuk dihet ende cila ka qënë arsyeja e këtij sherri.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?