Sherr masiv me thika në Vlorë, plagosen dy të rinj

Një sherr masiv ka ndodhur rreth orës 15:30 në qytetin e Vlorës dhe më konkretisht në bulevardin Vlorë-Skelë.

Paraprakisht mësohet se disa të rinj janë përleshur mes tyre me thika e sende të forta, e për pasojë dy persona kanë ngelur të plagosur.

Ende nuk dihen identitetet e të rinjve që kanë marrë dëmtime, por mësohet që ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e qytetit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Vijon puna për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A keni besim se Protesta do ta rrëzojë kryeministrin Rama?